Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Xhandarmëria serbe kërkon shtyllat elektrike

Xhandarë serbë të uniformuar sërish janë futur në territorin e Kosovës në pjesën e Karaçevës.

Por, kësaj radhe jo për të provokuar shqiptarët, por për të marrë shtyllat elektrike, që ata pandehin se janë të vetat.

Selver Lenjani, udhëheqës i fshatit Karaçevë, ka thënë nëpërmjet telefonit se nuk do të lejojnë që këto shtylla të merren, ngase siç ka thënë ai, ato gjenden në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë që për këtë gjë të ketë njoftuar kryetarin e Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, sikurse edhe forcat e KFOR-it.

Gazeta Zëri,  06.02.2015