Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, shpërthim gazi në një fabrikë

Tre persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi gjatë mëngjesit në fabrikën e bombolave të gazit në Bogdanc. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave konfirmuan se ka edhe disa punëtorë të lënduar.

Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e qytetit në Shkup, për kurim. Bëhet fjalë për pacient në moshën 41 vjeçare, që ka 30% djegie në trup, ndërsa një pjesë e djegieve i ka përfshirë edhe fytyrën.

Pacienti është nën kurim intensive dhe duhet të bëhen kontrollime shtesë për shkak të rrezikut nga komplikimet e mundshëm në frymëmarrje, për shkak të thithjes së lëndëve të shpërthyera në fabrikë. Një i lënduar tjetër është dërguar në spitalin e Gjevgjelisë.

Shpërthimi në fabrikën e Bogdancit ndodhi rreth orës 9:30 por nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thanë se deri në mesditë, nuk kishin mund të nisnin hetimin në vendngjarje për të vërtetuar shkaqet e shpërthimit.

Deri në mesditë, zjarrfikësit kishin punuar pa ndalim për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që nuk përjashtohej edhe mundësia e shpërthimeve të tjera. Autoritetet informojnë se pasi të krijohen mundësitë, do të nisë edhe hetimi për arsyet e shpërthimit.

Shqiptarja.com  05.02.2015