Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Në gatishmëri për gjendjen në jug

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se ka çddo gjë nën kontroll përsa I përket mbulimit me energji elektrike në të gjithë vendin e kryesisht në jug ku situata paraqitet e vështirë për shkak të përmbytjeve.

Sipas OSHEE situata në jug të vendit po ndiqet me përparësi. Janë mbuluar pothuajse të gjithë defektet, janë marrë masa për furnizimin e Hidrovoreve me energji elektrike, ndërsa janë pa energji ato zona ku vënia me tension e fiderave (gjithsej 3 copë; 2 në Vlorë dhe 1 në Kallm Jagodinë) të furnizimit, është e pamundur për shkak të sigurisë së jetës së banorëve: fidera me kabina elektrike të permbytura nga uji dhe fidera me përcjellës të keputur në zona të përmbytura.

“Për mbarëvajtjen e punës, fillimisht janë evidentuar të gjithë problematikat e ditës së djeshme dhe janë duke u përditësuar ato të ditës së sotme, rrjedhojë e pasojave të motit të keq në linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike deri tek abonenti fundor. Shtabi i emergjencës pranë Drejtorisë Rajonale Fier, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës dhe Drejtoria Rajonale e Beratit kanë angazhuar 117 punonjës të ndarë në 28 grupe të cilët po operojnë me efikasitet në terren sipas rajoneve respektive.

Pavarësisht nga kushtet ekstreme të motit ku shirat e dendura kanë përmbytur sipërfaqe të tëra toke, lumenjtë kanë vërshuar dhe kanë dalë jashtë shtratit të tyre, OSHEE ka arritur të normalizojë dhe të furnizojë me energji një pjesë të konsiderueshme të banorëve. Drejtori I Departamentit të Shpërmndarjes në OSHEE është duke ndjekur nga afër punën e shtabeve të emergjencës së kompanisë që janë ngritur në Fier, Gjirokastër dhe Berat.”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

Shqiptarja.com  03.02.2015