Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjysma e janarit me çmimin e vjetër

Faturat e energjisë e elektrike me çmimet e reja të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë do të vilen pas 15 shkurtit. Për muajin janar, pjesën e parë të tij, qytetarët shqiptarë do e paguajnë me çmimin e vjetër. Në rast se kanë shpenzuar deri në 300 kwh do e paguajnë me 7,7 lekë, ndërsa nëse e kanë kaluar këtë fashë do e paguajnë me 13 lekë. Sipas burimeve në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, fatura që monitorohet nga data 15 dhjetor deri në 15 janar do të paguhet me tarifat e vjetra.

Kjo sepse sistemi i shpërndarjes dhe i monitorimit nuk ka kapacitetin për të bërë diferencimin e energjisë së shpenzuar nga 15 dhjetori deri 1 janar, dhe më pas pjesa e parë e muajit janar. Po sipas të njëjtave burime faturat me çmimin e ri, pra 9.5 lekë/kwh, duke i bashkangjitur dhe 20 për qind TVSH, vlera do të jetë 11,4 lekë/kwh, do të paguhet për faturat që mbyllen në datën 15 shkurt. Në zyrat e kujdesit ndaj klientit, përveç atyre debitorëve që kanë mundësi të përfitojnë një falje në masën 80 për qind të kamatëvonesave, deri në ditën e fundit të këtij muaji, ka radhë të gjata edhe për ata që nënshkruajnë kontrata të reja.

Frika e penalizimeve i ka bërë konsumatorët e energjisë elektrike, e sidomos abuzuesit e saj, të mund të ndërgjegjësohen dhe të paguajnë për shërbimin që marrin. Megjithatë duket se operacioni i kompanisë do të vijojë për të mbledhur debitë e akumuluara, si dhe arrestimin e atyre qe vjedhin energjinë. Lidhur me të shumë diskutuarit matësa inteligjentë, këtij viti do te nise një projekt pilot për të zbatuar në tre zona të Tiranës, kryesisht në ato informale, me qëllim për të parë ecurinë e përdorimit të tyre.

Gazeta Shekulli, 01.02.2015