Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon aksioni kundër vjedhësve të energjisë

OSHEE, në tri ditë ka zbuluar 2 654 lidhje të abonentëve debitorë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e shtetit kanë vijuar sërish punën në të gjithë vendin për të bërë të mundur evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 95 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë, të cilat kanë kontrolluar 4.245 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë janë shpallur në kërkim 22 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona.

2.654 lidhje të abonentve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme janë ndërprerë nga OSHEE dhe Policia e Shtetit. –
Shqiptarja.com 26.01.2015