Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkodër, OSHEE kontrolle gjatë natës

Shkodra është një nga qytetet me nivelin më të ulët të arkëtimeve të energjisë elektrike. Debitorëve iu është ndërprerë energjia, por ata e rilidhin atë gjatë natës.

Kjo është arsyeja që prej një jave OSHEE, me mbështetjen e policisë bën kontrolle gjatë natës pranë abonentëve që tentojnë të rilidhin energjinë.

Dhjetëra persona janë arrestuar ndërkohë me akuzën e vjedhjes së energjisë, ndërsa më të shumta janë rastet e lidhjeve të dyta me rrjetin që bëjnë pronarët e dyqaneve apo banesave.

Elektricistët e OSHEE kontrollojnë çdo lidhje nëse është e ligjshme dhe në rastet kur konstatojnë shkelje është policia ajo që shoqëron autorët e vjedhjes. Këto lloj kontrollesh po bëhen prej një jave në këtë qytet.

Drejtori i OSHEE në Shkodër, Gledis Çeliku shprehet se vetëm gjatë këtyre ditëve janë konstatuar 29 raste rilidhjeje të energjisë, ndërsa që nga fillimi i aksionit janë proçeduar penalisht 130 persona dhe arkëtimet janë rritur me 30 për qind.

Në gjithë qytetin e Shkodrës janë duke vepruar në terren katër grupe të OSHEE-së, katër grupe të shërbimeve të policisë së rendit dhe dy grupe hetimore.

Top Channel, 27.01.2015