Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, në prill pritet rritja e energjisë

Dështimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për t’i kthyer në kohë dy njësitë e termocentralit “Kosova A” mund t’i faturohet sërish konsumatorit, duke i shtrenjtuar tarifat e energjisë elektrike që nga muaji prill.

Këto njësi ende janë jashtë funksionit, edhe pse KEK-u kishte paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor.

Gjatë këtij muaji, KEDS-i ka importuar energji elektrike për të mbuluar mungesën e energjisë elektrike vendëse që ka ardhur për faj të KEK-ut, shkruan Koha Ditore.

Në muajin prill, kur pritet të vendoset për tarifat e energjisë elektrike, ZRRE-ja do t’i marrë për shqyrtim të gjitha shpenzimet e të licencuarave për t’i barazuar me ato që ishin lejuar në shtatorin e vitit 2014, kur për herë të fundit janë shqyrtuar tarifat e energjisë elektrike.

Revista Monitor, 26.01.2015