Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

I dënuari? OSHEE: E kemi larguar

Një i dënuari për trafik droge dhe i arrestuar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike në shkolla, sipas Partisë Demokratike, është caktuar në task-forcën e OSHEE-së. Ndërsa OSHEE, disa minuta më vonë, njoftoi se ai është larguar nga puna para një jave. Deputeti i PD-së, Alban Zeneli, theksoi se Florian Qafa është ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit. Në reagimin e saj, OSHEE sqaron se, Florian Qafa ka qenë në marrëdhënie pune sipas procedurave ligjore prej datës 28 dhjetor 2013, në pozicionin elektricist, sektori i arkëtimeve, Drejtoria e Tiranës. Ai rezulton i larguar nga puna më datë 15 janar 2015, me motivacionin “Thyerje të disiplinës në punë, duke mos u paraqitur në vendin e punës, pa shkaqe të arsyeshme dhe pa vënë në dijeni eprorin e drejtpërdrejt”.

Gazeta Shqip, 25.01.2015