Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Cliff: Treça, jo për privatizim

“Trepça e suksesshme mund të krijojë një mjedis ekonomik që mund të lulëzojë. Ajo që është në territor të Kosovës është aset i Kosovës. Kjo nuk duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë, por duhet të zgjidhet brenda Kosovës. E di që nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se kjo duhet të jetë mënyra më e mirë që të zgjidhet kjo çështje”, kështu ka deklaruar Ambasadori britanik Ian Cliff në Universitetin AAB.

Sipas tij, problemi qëndron në atë se ka nevojë për një pastrim mjedisor për ta ngritur në standarde evropiane.

“Nuk mund ta keni atë se si ka qenë në kohën e Titos. Nuk mendoj se Trepça duhet te jetë në duart e Agjencisë së Privatizimit. Ju duhet të lidhni pjesën veriore dhe jugore të saj, dhe të tërhiqni ndonjë partner strategjik nga Evropa apo diku tjetër”.- tha Cliff.

Ambasadori Cliff tha se ka shumë iluzione në lidhje me Trepçën dhe se i duhen së paku pesë deri në dhjetë vjet një kompanie që të krijojë një profil me standarde evropiane.

Duke folur për perspektivën e Kosovës, ambasadori Cliff tha se në aspektin afatgjatë, Kosova do të jetë pjesë e BE-së, NATO-s.

Revista Monitor, 26.01.2015