Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE rrit çmimin e energjisë që shet KESH

Enti Rregullator i Energjisë në vendimin për ndryshimin tarifave të energjisë ndër të, tjerash ka miratuar një rritje të çmimit që furnizuesi me shumicë KESH i shet operatorit të shpërndarjes (OSHE) në masën 36 për qind.

Vendimi është bërë publik së fundmi nga ERE në të cilin mësohet se, tarifa e shitjes së energjisë  nga KESH të OSHE duke nisur nga 1 janari është 3 lekë nga 2.2 lekë që ishte më parë. KESH kishte kërkuar që çmimi të rritej në 3.4  lekë.

ERE e ka marrë vendimin që me 26 dhjetor, por nuk e publikoi në seancën publike të zbardhjes së tarifave të reja të energjisë.

Kjo rritje ishte një vijim i ndryshimeve me rritje edhe të çmimeve të pakicës së energjisë. Burimet nga KESH pohojnë se, vendimi do të ndikojë pozitivisht në bilancin financiar të kompanisë i cili ishte rënduar se, tepërmi nga zinxhiri i borxheve 1 miliardë dollarë.

Revista Monitor,  16.01.2015