Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sot protesta kundër KEDS-it në Kosovë

Klubi Politik i Studentëve së bashku me një numër organizatash nga shoqëria civile, u kanë bërë thirrje qytetarëve që sot nga ora 12:00 të protestojnë së bashku kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Kërkesat e qytetarëve do të jenë ulja e çmimit të energjisë elektrike  e cila është prej më të shtrenjtëve në rajon, kthimi i tarifës së lire në orarin ditor që praktikisht nuk ekziston si dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.

Thirrjes së KPS-së për përkrahje nga shoqëria civile dhe artistët vazhdimisht po i përgjigjen organizata dhe individë të shumtë. Gjer më tani, përkrahjen e kanë konfirmuar, si vijon:

1. ÇOHU
2. GAP
3. INPO
4. IPOL
5. Kolektivi Artistik “Haveit”
6. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS
7. OJQ Gjeomjedisi&Gjeoenvironment
8. CBM
9. Syri i Vizionit
10. OJQ Zana

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.01.2015