Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS mobilizohet për pasojat e motit të keq

KEDS ka krijuar Grupin e Krizave për t’u përballur në mënyrë sa më efikase me pasojat e temperaturave ekstrem të ulëta që po mbizotërojnë aktualisht në Kosovë.

Ekipet e prishjeve janë në gatishmëri gjatë 24 orëve të ditës në të gjitha distriktet. Në rastet emergjente atyre janë duke u ndihmuar edhe ekipet e mirëmbajtjes. Ky mobilizim ka bërë që prishjet të evitohen në kohën sa më të shkurtër të mundshme në mënyrë që dhjetëra-mijë konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike. Ky efikasitet është arritur pasi punëtorët kanë luftuar vazhdimisht me temperaturat polare të shoqëruar me erëra të forta të cilat kanë shkaktuar dhjetëra prishje.

Kjo tregon gatishmërinë e KEDS-it për të qenë sa më afër konsumatorit edhe kur bëhet fjalë për vështirësi të mëdha të shkaktuara si pasojë e shkaqeve natyrore.

Prishjet gjatë temperaturave ekstreme ndodhin në secilin vend të botës. Por, ato janë zvogëluar dukshëm në Kosovë për shkak të ndërmarrjes së masave preventive nga KEDS-i në mirëmbajtjen e rrjetit distributiv (shpërndarës). KEDS ka zëvendësuar 1693 shtylla ne linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët gjatë 6 muajve të fundit. Në të njëjtën kohë janë instaluar 24 000 metra kabllo të tensionit të ulët dhe janë prerë drunj në gjatësi prej 423 km. Kjo ka bërë që rezultatet të jenë të dukshme. Më parë brenda një muaji ka pasur rënie me një mesatare prej 3000 daljeve 10 kV ndërsa tani ky numër është zvogëluar në 1000. Kështu që kemi një përmirësim prej 60-70 për qind.

Faktor përcaktues ka qene gjithashtu zëvendësimi i trafostacioneve në zonat e mbingarkuara. Për ketë KEDS ka shfrytëzuar sezonin veror dhe janë zëvendësuar afro 100 trafostacione të mbingarkuara.

KEDS siguron të gjithë konsumatorët që po bën më të mirën e mundshme, por duhet pasur parasysh faktin se ka trashëguar rrjetin elektrik shumë të vjetruar.

energjia.al 09.01.2015