Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në botë dhe në tregun shqiptar

Çmimi i naftës në tregjet botërore po shkon drejt niveleve më të ulëta prej muajit prill të vitit 2009. Ajo ka vijuar të bjerë më poshtë se 50 dollarë për një fuçi. Ekspertët ndërkombëtare vlerësojnë se kjo ulje po vjen si pasojë e spekulimeve mes tregjeve të ndryshme. Ulja a çmimeve po shqetëson BE-në, për rrezikun e një deflacioni. Rrezik që nuk shqetëson tregun e pandjeshëm shqiptar, të paktën për pjesën e karburanteve.

Çmimet në këto ditë janari pak ka ndryshuar nga ato të muajit dhjetor. Në pikat e karburantit, një litër naftë tregtohet 165 deri në 172 lekë, ndërsa çmimi i benzinës shkon deri ne 174 lekë për litër. Krahasuar me një vit më parë, çmimet në tregun tonë kanë rënë më pak se 10%, ndërkohë që në tregun ndërkombëtar rënia është 5 herë më e lartë.

Për këtë arsye, por edhe për faktin se tregtarët bëjnë ndryshime të njëjta në çmime, Autoriteti i konkurencës po zhvillon një hetim të thelluar në tregun e karburanteve në vend. Përfaqësues të këtij Atuoriteti, bëjnë të ditur për ABC News, se aktualisht po informojnë kompanitë për vendimin e tyre. Ndërsa kompanive tregtare do t’u duhet të shpjegojnë përse nuk kanë reaguar më shpejt në ujen e çmimeve.

Vendimi i Autoritetit të Konkurencës pritet të bëhet i ditur brenda këtij muaji. Ndërsa drejtuesit e automjeteve do të duhet të vazhdojnë t’u gëzohen uljeve të vogla të çmimeve.

Revista Monitor, 08.01.2015