Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksioni i OSHEE, ndërpriten 1597 lidhje

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë dy ditëve të fundit kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.208 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 14 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Nderkohe, janë shpallur në kërkim 6 persona.

Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1.597 lidhje të abonenteve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme. Gjithashtu, janë kontrolluar 104 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga to.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Shqiptarja.com 06.01.2015