Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rradhë e gjatë në zyrat e OSHEE në Lezhë

Një punonjëse arkëtimesh në zyrat OSHEE në Lezhë humbi ndjenjat për shkak të mbingarkesës nga fluksi i lartë i qytetarëve në sportele. Ajo u mor nga një autoambulancë dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Puna u ngadalësua gjatë ditës së hënë, ndërsa mungonin edhe zëvendësuesit për të kryer funksionin e punonjëses që i ta të fikët. Radhë të gjata janë krijuar prej dy ditësh në këto sportele, kjo pas urdhrit të Drejtorisë Arsimore për të gjithë mësuesit në Lezhë, që brenda ditës së hënë duhet të depozitonin librezën me të gjitha faturat e paguara të energjisë elektrike, pasi në të kundërt rrezikonin të humbisni vendin e punës.

Mësuesit janë dyndur në zyrat e OSHEE për të paguar faturat e energjisë dhe më pas për të marrë vërtetimin që duhet ta dërgonin në drejtorinë e shkollave.

Kjo ka krijuar radhë të gjata dhe mbingarkese, pasi ka mungesë sportelesh për të cilët qytetarët kanë reaguar ashpër për këtë situatë të krijuar.

Numri i qytetarëve që prisnin për të mbaruar punë ne zyrat e OSHEE në Lezhë ishte tepër i lartë, por shumë prej tyre janë kthyer pas për shkak se nuk besojnë se do të kryejnë pagesa. Ndonëse ka patur një fluks të lartë qytetarësh për të paguar faturat e energjisë elektrike, asnjë mase nuk është marrë për shtimin e sporteleve.

Shqiptarja.com 06.01.2015