Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe: OSHEE të bëjë publike faturën e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe vijon ti kërkojë Administratorit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE, Ardian Çelës të bëjë publike kontratën e energjisë elektrike të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke hedhur dyshime se mund të ketë fatura të papaguara. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook Braçe shprehet se duhet bërë tranparencë për “keqbërësit e energjisë elektrike”.

“I kërkoj Administratorit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE;

Administrator;

Bëj publike kontratën e energjisë elektrike të ish-Presidentit, ish-Kryeministrit dhe sot deputetit Sali Berisha!!

Nëse ky nuk ka një kontratë, a mund të më thoni se nga merr energji elektrike ky aga?

Nëse ky nuk ka një kontratë, a mund të më thoni kush e paguan energjinë elektrike për këtë aga?

Nëse ky e ka një kontratë, a mund të më thoni këtij agai i ulët apo i rritet vlera e faturës së tij?Transparencë për keqbërësit me energjinë elektrike!!”,-ka shkruar Braçe.

Shqiptarja.com 28.12.2014