Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen 11 fqinj, vidhnin energjinë

Njëmbëdhjetë banorë të të njëjtit pallat në Krujë janë vënë në pranga e Policisë pasi kishin rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetëm disa javë më parë operatorët e Shpërndarjes së Energjisë elektrike në aksionin e nisur në të gjithë vendin, ia kishin ndërprerë lidhjen, pasi kishin konstatuar vjedhjen.

11 personat janë arrestuar nga blutë e komisariatit të Krujës rreth orës 01:00 pas mesnate. Më 3 dhjetor të këtij viti, grupi i OSHEE kishte ndërprerë energjinë për këta banorë të cilit kishin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Shqiptarja.com 27.12.2014