Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE shpall garën për importin e 300 MW

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) ka bërë shpalljen për tenderin e importit të energjisë për konsumin e muajit janar.

OSHE ka drejtuar ftesën të interesuarve për “Blerje të energjisë elektrike për periudhën 01.01.2015 – 31.01.2015”. Sasia e kërkuar është 300 megavat.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertat në OSHE, nga e hëna deri të dielën e kësaj jave. OSHE njofton se, ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë me ofertuesit më të mirë. Ofertues i mirë konsiderohet ai që ka dhënë çmim më të ulët.

Pagesa nga ana e OSSH bëhet 60 ditë nga lidhja e kontratës. Kushtet e OSHE në pamje të parë duken strikte, por në fakt në tenderat paraardhës energjia e kontraktuar ka qenë deri në 30 për qind më e shtrenjtë se, niveli i çimit në bursat rajonale.

Një megavator energji ka kushtuar në bursat e rajonit jo më shumë se 35 euro gjatë dhejtorit, ndërsa OSH e ka kontraktuar energjinë e importit gjtë këtij muaji me 57 euro, në një kohë që në tender kishte ofetues me çmime më të ulta.

Tenderat e importit të energjisë shpesh herë kanë qenë në akuza për korrupsion sidomos nga politika.

Këtë herë Autoriteti i konkurencës ka marrë nën hetim tenderat për shkak të monopolit që kanë tashmë prej vitesh, vetëm dy kompani.

Revista Monitor, 26.12.2014