Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krujë, OSHEE: Aksione të shumta kontrolli

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka bërë të ditur sot se ka nisur nisi një aksion të gjerë kontrolli në qytetin e Krujës, rajon ky problematik me mospagesën e energjisë elektrike.

Aksioni i verifikimit dhe kontrollit u përqëndrua te kabinat që furnizojnë qendrën e qytetit. Pas matjeve përkatëse, rezultuan anomali te sasitë e raportuara të energjisë.

Kështu, në bashkëpunim me policinë e shtetit, strukturat e Krujës, pas informimit nga OSHEE, bën të mundur identifikimin e tre rasteve, që vidhnin energjinë elektrike, përmes lidhjeve të dyfishta.

Për pasojë, u arrestuan shtetasit, Avdi Vathi, Enver Shullazi dhe Luan Hoxha, pronarë subjektesh private.

Mësohet se aksioni po vijon në rrethe të tjera.

Revista Monitor, 23.12.2014