Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bashkia Tiranë shlyen detyrimet ndaj OSHEE

Buxheti i Bashkisë Tiranë është miratuar pas debateve të shumta. Bashkë me buxhetin 2015 është miratuar edhe shlyerja e 1.3 milionë euro detyrime ndaj OSHEE-së që Bashkia Tiranë i detyrohet kompanisë Energjetike.

Pas kërkesës së bërë nga anëtarët e Këshillit bashkiak të majtë për shlyerjen e detyrimeve që ka Bashkia, në vlerë 1.3 milionë euro ndaj OSSHE është votuar buxheti për vitin 2015. Ky buxhet ka qenë i njëjtë në hartim dhe në kërkesa më buxhetin e mëparshëm dhe është justifikuar nga nënkryetari Eno Bozdo se nuk ka arritur që të realizohen për shkak të bllokimeve të bëra sipas tij nga qeveria.

“Buxheti afatmesëm merr miratim për ndërtimin e disa veprave. Ky buxhet është 6% më shume se viti 2014. Struktura e të ardhurave për 2015 parashikohet mbi 5 miliardë lekë të ardhura tatimore. Ndërsa 2 miliardë llogariten të ardhura jo tatimore, dhe nga grandet që përdoren, në total llogariten 8 miliardë lekë”, tha Bozdo.

Ky buxhet nuk ka kaluar pa debat mes anëtarëve të Këshillit bashkiak ku, anëtarët e majtë e quajtën këtë buxhet si të dështuar dhe të hartuar nga njerëz të pa aftë. Pika kulminate e debatit që çoi edhe në ndërprerjen e mbledhjes ishte ku Besnik Aliaj ironizoi Arlin Dalipin për favorizime.

Një pikë shtesë e cila u votua ishte edhe dhënia e bursave për arsimin e lartë dhe parauniversitar.

Shqiptarja.com 24.12.2014