Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazifikimi i vendit, Gjiknuri pret homologun azer

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion nga Azerbajxhani të kryesuar nga Ministri i Energjisë Z. Natig Aliyev. Në përbërje të këtij delegacioni ishte edhe zv.Ministri i Punëve të Jashtme Khalaf Khalafov dhe Presidenti i kompanisë shtetërore azere të naftës dhe gazit SOCAR, Z. Rovnag Abdullayev.

Pas takimit dy palësh të delegacioneve, në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë.

Sipas këtij memorandumi, kompania SOCAR, në koordinim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin e Trans-Adriatikut AG, së bashku me aktorët e interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit (Studimi i Fizibilitetit) të Master Planit të Gazit.

Studimi i fizibilitetit, midis objektivave të tjera, duhet të shqyrtojë opsionet e mundshme të Master Planit, të identifikojë parakushtet teknike dhe tregtare për zhvillimin e master planit kombëtar të gazit, duke përfshirë një udhëzues të detajuar për infrastrukturën në pjesën e poshtme, transportin e gazit natyror dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe infrastrukturën shoqëruese, duke përfshirë por pa u kufizuar tek rezervat e gazit, terminalet e gazit të lëngshëm natyror dhe impiantet e prodhimit të energjisë në Shqipëri.

SOCAR do të kontribuojë me ekspertizën dhe përvojën e saj më të mirë për realizimin e suksesshëm të Studimit të Fizibilitetit brenda grafikut të rënë dakord me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. SOCAR do të përdorë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të filluar Studimin e Fizibilitetit në kohën që do të bihet dakord ndërmjet Palëve (Data e Fillimit) dhe për përfundimin e tij jo më vonë se njëzet e katër (24) muaj nga data e Fillimit.

Pas firmosjes së memorandumit, dy ministrat dolën në një deklaratë për median për të dhënë mesazhet e rastit:

Deklarata e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri:

Kam kënaqësinë ti drejtohem medias, pas një momenti të rëndësishëm, që është firmosja e një marrëveshje bashkëpunimi me SOCAR-in dhe me Ministrinë e Energjisë së Azerbaxhanit, pra me qeverinë e Azerbajxhanit. Dokumenti ka të bëjë me fillimin e procesit të studimit për gazifikimin e Shqipërisë, që do të thotë që edhe Shqipëria do të jetë një përfituese reale në të ardhmen e gazit.

gjiknuri takon homologun azer aliyev bejtja spahiuNga ana tjetër, do të thotë një diversifikim i burimeve energjetike të Shqipërisë dhe një siguri më e madhe nga pikëpamja energjetike. Me përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit kemi pasur një bashkëpunim intensiv gjatë këtij një viti e gjysmë në qeverisje. Një bashkëpunim jo vetëm për avancimin e projektit Trans Adriatic Pipeline(TAP), i cili është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për gazifikimin e Shqipërisë, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve në sfera të tjera të ekonomisë së dy vendeve.

Shumë shpejt do të organizohet edhe komiteti i parë i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ku do të diskutohen edhe fusha të tjera të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona. Qeveria shqiptare, me të gjitha vendimmarrjes do të vazhdojë të japë mbështetje për projektin TAP. Qeveria jonë, në mënyrë intensive ka kërkuar nga të gjithë aksionerët e konsorciumit TAP mbështetje për kompanitë shqiptare, që kompanitë shqiptare të kenë një rol sa më aktiv, në mënyrë që një pjesë e këtij investimi vërtet të ndihet dhe të shpërndahet në Shqipëri, në ekonominë shqiptare.

Azerbajxhani është një vend mik, është një partner ekonomik i yni shumë i mire. Realisht, çdo zhvillim në këtë fushë do ti forcojë shumë marrëdhëniet midis dy popujve tanë, mes ekonomive tona. Kemi gjetur një partner serioz me të cilin kemi shumë dëshirë të bashkëpunojmë, sot dhe në të ardhmen.

Deklarata e Ministrit të Energjisë së Azerbajxhanit, Z.Natig Aliyev:

Faleminderit shumë zoti ministër. Jam shumë i kënaqur që jam këtu në Shqipëri, në qytetin tuaj të bukur Tirana. Kjo vizitë tregon se miqësia mes dy vendeve, Azerbajxhanit dhe Shqipërisë po zhvillohet, dhe aktualisht është në nivele shumë të larta ekonomike, politike dhe sociale. Takimet tona në Azerbaxhan në Baku, dhe tanimë në Shqipëri, tregojnë se kjo miqësi dhe këto lidhje po forcohen çdo vit, çdo muaj e çdo ditë.

Jemi shumë të kënaqur për bashkëpunimin edhe me vendet e tjera ku po implementojmë projekte shumë të mëdha si Korridori Jugor i Gazit me infrastrukturën plotësuese të njohur si “upstream” dhe “downstream”. Kostoja e këtij projekti të Korridorit Jugor të Gazit është mbi 45 miliard dollar amerikanë. Një element i këtij Korridori Jugor të Gazit është Projekti Trans-Adriatik (TAP). Si rezultat, 16 miliard metër kub gaz nga Azerbajxhani do të mund të kalojë drejt Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe më tej Italisë.

Besojmë se ky projekt do të rrisë sigurinë energjetike për gjithë Evropën Juglindore. Nuk është vetëm qëllimi ynë që të sjellim gazin tonë drejt Evropës, por kemi dhe angazhimin tonë për të ndihmuar në gazifikimin e Shqipërisë.

Kompania shtetërore e naftës dhe gazit në Azerbajxhan ka një eksperiencë të madhe në gazifikimin e shumë vendeve, përfshirë Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë etj. Kjo kompani do të mund të ndihmojë për kryerjen e masterplanit të gazit në Shqipëri dhe studimin e fizibilitetit.

Pak minuta më parë, sëbashku me zotin Ministër firmosëm një dokument shumë të rëndësishëm. Unë mendoj se në një muaj ne do të nisim një punë të rëndësishme për implementimin dhe përgatitjen e masterplanit të gazit. Sëbashku me BP dhe me kompaninë shtetërore të Azerbaxhanit SOCAR do të mund të ndihmojmë për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për gazifikimin e Shqipërisë. Ne sapo kemi filluar por unë jam i sigurtë se në dy vite do të mund të përmbyllim një punë shumë të rëndësishme me kolegët tanë në Shqipëri.

Një çështje tjetër që ministri e përmendi është se mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit është krijuar një komitet ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Shpresojmë që takimi i parë i këtij komiteti do të zhvillohet në Baku në fillimin e shkurtit të vitit të ardhshëm.

Deri më tani kemi punuar shumë ngushtësisht me kolegët tonë nga Shqipëria. Disa minuta më parë ne diskutuam dhe shkëmbyem mendime rreth projektit të gazsjellësit TAP, përfshirjen e kompanive lokale shqiptare në zbatimin e këtij projekti. Kemi shumë punë për të bërë.

firmoset memorandumi i mirekuptimit per masterplanin e gazit ne shqiperi tap

Jemi shumë krenar që Azerbajxhani tanimë është pjesë e zhvillimit të industrisë rafinuese të naftës në Shqipëri. Gjatë takimit që patëm me Kryeministrin, sot diskutuam edhe për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj industrie në Shqipëri.

Ne të gjithë biem dakord se Azerbajxhani në Shqipëri ka shumë potenciale për të bashkëpunuar në të gjitha fushat e ekonomisë. Ndaj i uroj kolegut tim shumë fat dhe të gjithë Ju.

energjia.al 19.12.2014