Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE kërkon raportet e punës së operatorëve

Zbardhen vërejtjet e Entit Rregullator të Energjisë për tre operatorët mbi planet e tyre të investimit për 2015-n. Nga studimi i materialeve të paraqitura sipas kërkesës së ERE-s për përmirësime, ka mangësi dhe plotësime që duhet të bëhen në mënyrë që grupit të punës t’i mundësohet një gjykim i drejtë. ERE kërkon që planet e investimeve duhet të shoqërohen me një raport të zbatimit të planit paraardhës, ku tregohet ecuria e investimeve të planifikuara dhe shpjegime rreth çdo ndryshimi. Viti 2014 është viti i fundit i periudhës së tretë rregullatore, e për këtë arsye është e nevojshme që të paraqitet një raport i detajuar lidhur me planifikim/realizimin për periudhën 2012-2014.

Gazeta Shqip, 18.12.2014