Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zvarritja e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës assesi nuk po mund ta marrë veten nga shpërthimi në termocentralin Kosova A, më saktësisht në elektrolizë ku për pasojë kishin vdekur dy punëtorë. Zyrtarët e KEK-ut kishin paralajmëruar se blloqet e Kosovës A do të ktheheshin në punë deri në mesin e dhjetorit, mirëpo as fillimi i vitit të ardhshëm nuk do ta gjejë këtë kompani të kompletuar.

Në një komunikatë për media KEK-u provon të arsyetohet për mos kthimin në punë të Kosovës A, duke lënë të kuptohet se kthimi i gjendjes normale nuk mund të ndodhë as në muajin dhjetor. “Zotimet janë nga operatori që është duke udhëhequr remontet, se njësia A4 do të kthehet në punë deri në fund të vitit, ndërsa njësia A5 pritet të kthehet në punë në fillim të vitit të ardhshëm”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.

KEK nuk e ka paramenduar që mund të zvarriten punimet dhe arsye që i ka dhënë janë të natyrës teknike, duke sqaruar se komplet remonti dhe normalizimi i Kosovës A, mund të ndodhë deri në janar të vitit të ardhshëm.

Tribuna, 16.12.2014