Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE fillon shqyrtimin e planeve të investimit

VENDIM Nr. 112, datë 19.11.2014

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR MIRATIMIN E PLANIT TË INVESTIMEVE 2015 PËR OST SHA

Në mbështetje të neneve 9, 24, dhe 64 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 9 dhe 11 të rregullores “Për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike”, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 19.11.2014, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë OST sh.a. dhe u njoh me relacionin e përgatitur nga grupi i punës,

Konstatoi se:

Nga studimi i materialeve të paraqitura nga OST sh.a. ka mangësi dhe plotësime që duhet të bëhen në mënyrë që grupit të punës së ngritur me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 74, datë 10.10.2014, t’i mundësohet një gjykim i drejtë për propozimin e miratimit të planit të investimeve. Për këtë arsye OST sh.a.-së i janë bërë me dije kërkesat e ERE-s për përmirësimin e dokumentacionit të aplikimit si më poshtë:

– Në zbatim të nenit 7 paragrafi 3, kërkesa për miratim të planit të investimeve duhet të shoqërohet me një raport të zbatimit të planit paraardhës ku tregohet ecuria e investimeve të planifikuara dhe shpjegime rreth çdo ndryshimi.

– Viti 2014 është viti i fundit i periudhës së tretë rregullatore, e për këtë arsye është e nevojshme që të paraqitet një raport i detajuar lidhur me planifikim/realizimin për periudhën 2012-2014. Duhet të paraqiten investimet e planifikuara/realizuara të vitit dhe do të shoqërohen me një shpjegues lidhur me investimet e parashikuara por që nuk janë realizuar dhe shpjegime për investimet e paparashikuara në planin e miratuar por të realizuara.

– Plani i investimeve për vitin 2015 duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me shpjegime e të dhëna të mjaftueshme lidhur me investimet afatgjata që planifikohen.

– Kërkohet që të dokumentohet miratimi i planit të investimeve 2015 nga këshillat mbikëqyrës përkatës.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i Komisionerëve VENDOSI:

1. Të miratojë fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e planit të investimeve 2015 për OST sh.a.

2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit për njoftimin e OST sh.a.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

***********************************************

VENDIM Nr. 113, datë 19.11.2014

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR MIRATIMIN E PLANIT TË INVESTIMEVE 2015 PËR KESH SHA

Në mbështetje të neneve 9, 24, dhe 64 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 8 dhe 11 të rregullores “Për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike”, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 19.11.2014, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë KESH sh.a. dhe u njoh me relacionin e përgatitur nga grupi i punës,

Konstatoi se:

Nga studimi i materialeve të paraqitura nga KESH sh.a. ka mangësi dhe plotësime që duhet të bëhen në mënyrë që grupit të punës së ngritur me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 74 datë 10.10.2014, t’i mundësohet një gjykim i drejtë për propozimin e miratimit të planit të investimeve. Për këtë arsye KESH sh.a.-së i janë bërë me dije kërkesat e ERE-s për përmirësimin e dokumentacionit të aplikimit si më poshtë:

– Në zbatim të nenit 7 paragrafi 3, kërkesa për miratim të planit të investimeve duhet të shoqërohet me një raport të zbatimit të planitparaardhës ku tregohet ecuria e investimeve të planifikuara dhe shpjegime rreth çdo ndryshimi.

– Viti 2014 është viti i fundit i periudhës së tretë rregullatore, e për këtë arsye është e nevojshme që të paraqitet një raport i detajuar lidhur me planifikim/realizimin për periudhën 2012-2014. Duhet të paraqiten investimet e planifikuara/realizuara të vitit dhe do të shoqërohen me një shpjegues lidhur me investimet e parashikuara, por që nuk janë realizuar dhe shpjegime për investimet e paparashikuara në planin e miratuar, por të realizuara.

– Plani i investimeve për vitin 2015 duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me shpjegime e të dhëna të mjaftueshme lidhur me investimet afatgjata që planifikohen.

– Natyrisht kërkohet që të dokumentohet miratimi i planit të investimeve 2015 nga këshillat mbikëqyrës përkatës.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i Komisionerëve VENDOSI:

1. Të miratojë fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e planit të investimeve 2015 për KESH sh.a.

2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit për njoftimin e KESH sh.a.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

***********************************************

VENDIM Nr. 114, datë 19.11.2014

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR MIRATIMIN E PLANIT TË INVESTIMEVE 2015 PËR OSHEE SHA

Në mbështetje të neneve 9, 24 dhe 64 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 10 dhe 11 të rregullores “Për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve nga të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike”, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 19.11.2014, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë OSHEE sh.a dhe u njoh me relacionin e përgatitur nga grupi i punës,

Konstatoi se:

Nga studimi i materialeve të paraqitura nga OSHEE sh.a. ka mangësi dhe plotësime që duhet të bëhen në mënyrë që grupit të punës së ngritur me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 74 datë 10.10.2014, t’i mundësohet një gjykim i drejtë për propozimin e miratimit të planit të investimeve. Për këtë arsye OSHEE sh.a.-së i janë bërë me dije kërkesat e ERE-s për përmirësimin e dokumentacionit të aplikimit si më poshtë:

– Në zbatim të nenit 7 paragrafi 3, kërkesa për miratim të planit të investimeve duhet të shoqërohet me një raport të zbatimit të planit paraardhës, ku tregohet ecuria e investimeve të planifikuara dhe shpjegime rreth çdo ndryshimi.

– Viti 2014 është viti i fundit i periudhës së tretë rregullatore, e për këtë arsye është e nevojshme që të paraqitet një raport i detajuar lidhur me planifikim/realizimin për periudhën 2012-2014. Duhet të paraqiten investimet e planifikuara/realizuara të vitit dhe do të shoqërohen me një shpjegues lidhur me investimet e parashikuara por që nuk janë realizuar dhe shpjegime për investimet e paparashikuara në planin e miratuar por të realizuara.

– Plani i investimeve për vitin 2015 duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me shpjegime e të dhëna të mjaftueshme lidhur me investimet afatgjata që planifikohen.

– Natyrisht kërkohet që të dokumentohet miratimi i planit të investimeve 2015 nga këshillat mbikëqyrës përkatës.

Për gjithë sa më sipër, Bordi i Komisionerëve VENDOSI:

1. Të miratojë fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e planit të investimeve 2015 për OSHEE sh.a.

2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit për njoftimin e OSHEE sh.a.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

energjia.al 16.12.2014