Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të dhënat teknike për Interkonjeksionin

Projekti “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë”, bëhet i mundur nga Marrëveshja e Huasë së këtij projekti, ratifikuar me Ligjin Nr.10 248, datë 11.3.2010, ndërmjet: Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave; Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Sh.a., si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe bankes gjermane KfË Frankfurt am Main për financimin e projektit.

Vlera totale e kontratës së zbatimit, për pjesën e Shqipërisë është 28,938,189.89 euro. Kontrata është bërë efektive në datë 16 Prill 2014 dhe afati i parashikuar për përfundimin e implementimit është 16 Prill 2016. Implementimi i projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë” do të realizohet nga kompania Energoinvest, për një perjudhë kohore 24 muaj nga data që kjo kontratë është bërë efektive.

Gjatësia e përgjithshme e trasesë se linjes është 241.1 km, nga te cilat: Pjesa e cila shtrihet në territorin e Kosovës me gjatësi rreth 90 km. Pjesa e cila shtrihet në territorin e Shqipërisë me gjatësi prej 151.1 km

Pjesët përbërëse të projektit në territorin e Shqipërisë :

Segmenti i parë :

Instalimi i qarkut të dytë në shtyllat me dy qarqe te linjes ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë nga N/st. Tirana 2 deri pranë HEC Vau i Dejës, me një gjatësi prej 80 km.

Segmenti i dytë :

Ndërtimi i Linjës së re me një qark Vau i Dejës-Morinë, me nje gjatësi prej 71.1 km.

Shtyllat.

Shtyllat do te jene metalike te zinguara. Shtylla baze do te kete lartesine 32.5 metra. Dhe ne funksion te terrenit lartesia e tyre varion nga 29.5 metra ne 50.5 metra.

Perciellesi dhe trosi

Linja 400 kV do te kete dy percielles per faze me distanciator 40 cm ndermjet tyre. Perciellesi do te jete i tipit ACSR 490/65 mm2, dmth alumin 490 mm2 dhe zemra e tij prej celiku 65 mm2 per rritjen e qendrueshmerise mekanike. Limiti termik i rrymes se linjes 400 kV eshte 1920 Amper.

Perciellesi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do te jete i paisur ne brendesi me fibra optike (OPGË), per qellime te telekomunikacionit dhe shkembimit te te dhenave. Do te perdoren dy OPGË te instaluar ne dy skajet me te larta te shtylles, secili me kapacitet 96 fibra optike.

Ka filluar puna per plotesimin e qarkut te dyte ne shtyllat per dy qarqe qe i perkasin respektivisht linjes 400 kV Tirane – Podgorice dhe linjes 400 kV Tirane – Kosovab. Puna ka filluar nga Vau i Dejes dhe jane shtrire rreth 10 km linje.

Per pjesen e linjes me nje qark, eshte hartuar projekti i plote teknik, jane bere testime te shtyllave dhe jane ne proces prodhimi materialet.

Me daten 3/12/2014 u referua materiali prane Keshillit Kombetar te Territorit dhe me zbardhjen e lejes zhvillimore do te filloje puna ne terren.

energjia.al 13.12.2041