Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkarkohen 8 gardianë, debitorë të energjisë

Tetë gardianë të burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë janë shkarkuar nga detyra pasi rezultojnë debitorë të energjisë elektrike. Për shkak të mospagesave të faturave të energjisë elektrike, 6 gardianë dhe 2 oficerë të burgut Drenovë kanë në total 800 mijë Lekë borxhe ndaj OSHEE.

Disa ditë më parë rreth 234 punonjës të OSHEE-së të cilët nuk kishin paguar energjinë elektrike prej mbi 2 muajsh, u shkarkuan nga detyra. E njëjta situatë ndodhi edhe me 131 punonjës së policisë së burgjeve të cilët u konstatua se nuk paguanin energjinë ndër vite.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar se të gjithë punonjësit e administratës shtetërore duhet të paguajnë energjinë, ose në të kundërt do t’u mbahet rroga.

Shqiptarja.com 15.12.2014