Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE vazhdon aksionin kundër vjedhjes

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, vijon punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni tashmë të nisur prej mbi 1 muaj, vetëm gjatë ditës së sotme janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike, ku janë arrestuar 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona.

Në operacionin e sotëm kanë vepruar 17 grupe të përbashkëta polici–OSHEE ku janë kryer kontrolle në 120 raste.

Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 44 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, si dhe janë kontrolluar 8 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, vazhdon tashmë prej mbi 1 muaj ndërsa shprehet vendosmëria për të vijuar deri në fund shkëputjen e lidhjeve të paligjshme si dhe arrestimin e vjedhësve të energjisë elektrike.

Shqiptarja.com 14.12.2014