Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE rikthen energjinë familjeve në nevojë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ka rikthyer energjinë 90 familjeve që banojnë në zonën e ish-kabinave të plazhit. OSHEE u ka lënë afat deri të dielën në mbrëmje këtyre familjeve për t’u paraqitur pranë zyrave për të lidhur kontratë dhe paguar debitë.

Problemi ndërlikohet, pasi këta banorë nuk kanë dokumentet e duhura për të lidhur kontratë me OSHEE, pasi ish-kabinat e plazhit ku jetojnë janë në pronësi të Bashkisë së Vlorës.

Ndërkohë, deputeti i PD-së për Qarkun e Vlorës Arben Ristani është takuar me banorët e lagjes “1 Maji” të cilët jetojnë në kabinat e plazhit. Ristani u premtoi banorëve se do të dërgojë çështjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe se opozita do të jetë në krah të tyre.

Gazeta Dita, 12.12.2014