Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aliko shlyen në OSHEE vetëm 1.3 mln lekë

Një ditë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë deklaroi se Kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko është paraqitur në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes por ka shlyer vetëm detyrimet për energjinë e konsumuar si familje dhe jo për biznesin e tij.

Zyra e OSHEE në Gjirokastër bëri të ditur për “Ora News” se Dasho Aliko ka shlyer vetëm 1.3 milionë lekë detyrime, ndërsa sipas OSHEE ka plot 147 mijë dollarë borxhe.

Ndërkaq borxhlinj ndaj shtetit janë edhe Gëzim Hoxha, kreu i komunës Vllahinë në Vlorë, Abedin Uruci, komuna Kolsh Kukës dhe Hysen Gashi, komuna Rrashbull Durrës.

Ora News, 15.12.2014