Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE Kukës: në 10 ditë, 42 mln lekë

Aksioni i OSHEE-së, i mbështetur nga policia duket se ka dhënë rezultat edhe në një nga qarqet më problematikë përsa i përket shlyerjes së faturave të energjisë elektrike dhe lidhjet e saj.

Qindra debitorë i janë drejtuar arkave për të bërë pagesën ose akt-marrëveshjen për shlyerjen e faturave. Sipas Drejtorit të OSHEE, Kukës, Afrim Hoda, vetëm në 6 ditët e hyrjes në fuqi të lehtësirave për shlyerjen e debive, janë lidhur në këtë qytet 962 akt-marrëveshje dhe janë arkëtuar mbi 42 milionë lekë të rinj.

Ndërkohë, për shkak të radhëve të gjata dhe evitimin e pritjeve të gjata nga ana e qytetarëve, pranë zyrave te kujdesit ndaj klientit në Kukës, Has e Tropojë, janë shtuar sportelet dhe oraret e punës.

Rritja ka ardhur nga të gjithë kategoritë e abonentët, si dhe familjarët që nuk paguanin më shumë se 3% te faturës së shpenzuar.

Balkan Web, 11.12.2014