Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja, protestë kundër kompanisë së naftës

Ndotja e shkaktuar në ajër nga përpunimi i nënprodukteve të naftës nga një kompani private, ka ngritur për të disatën herë në protestë banorët e Kuçovës.

Ata thonë se nga ndotja kanë probleme me shëndetin, por nga ana tjetër firma private deklaron se përdoren filtra pastrues dhe monitorohet ndotja.

Shqetësimit të banorëve u janë bashkuar edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Banorët thonë se ndotja e madhe u ka krijuar probleme shëndetësore që vijojnë prej 4 muajsh.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e firmës thonë se gjatë punës përdoren filtra mbrojtës kundër ndotjes.

Gazeta Dita, 11.12.2014