Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, dyndje në zyrat e OSHEE-së

Ndonëse OSHE në Durrës ka shtuar pika të reja për shërbimin ndaj klientit, përsëri radhët e gjata të debitorëve vazhdojnë me të njëjtin intensitet si në ditët e para.

Qytetarët ankohen se harxhojnë orë të tëra në radhë për të shlyer detyrimet që kanë ndaj korporatës elektroenergjitike.

OSHE ka hapur sportele të reja pranë zyrave qëndrore të ish Uzina e radiotelevizoreve por përsëri radhët nuk janë evituar, ashtu si edhe ankesat e qytetarëve për mbifaturime.

Dhe ndërsa në Durrës gropa e krijuar ndër vite për shkak të mospagesave të faturave elektrike ka nisur të mbushet,në Krujë situata mbetet problematike pasi ka shumë debitorë që nuk kanë shlyer detyrimet e vjetra.

Ndërsa në krye të listës përsa i përket shlyerjes së detyrimeve qëndron Kavaja e cila është afër shifrës 100 % te shlyerjes se detyrimeve.

Shqiptarja.com 11.12.2014