Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, kontroll cilësisë së karburanteve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vijon me kontrollet në zbatim të ligjit, për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të karburanteve, dizel dhe benzinë.

Inspektorët e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Trupat inspektuese të cilësisë dhe sasisë së karburanteve të lëngëta të naftës, kanë ndërmarr aktivitete shtesë në kontrollin e cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda territorit të Republikës së Kosovës, shkruan Zëri.info.

Nga kontrollet e ushtruara janë marrë gjithsej 22 mostra në pikat shitëse me pakicë. Aksioni është ndërmarrë edhe në bashkëpunim me Shoqatën e naftëtarëve të cilët kanë rekomanduar marrjen e disa mostrave në disa pika të dyshimta për ta. Mostrat më pas janë dërguar për testim.

Ministria njofton se në ditët në vazhdim, laboratorët vendor dhe evropiane do të nxjerrin analizat nga mostrat e pranuara, të cilat do të prezantohen në konferencën për media nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ky veprim shtesë, pa paralajmërim, po ndërmerret për të qartësuar dyshimet e ngritura rreth cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda vendit.

Revista monitor, 08.12.2014