Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grupi i PS, pro aksioneve të energjisë

Deputetët socialistë ndryshe nga ç’pritej në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, kanë harruar diskutimet për emrin e propozuar nga Presidenti për guvernator të BSH, duke u marrë me aksionin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Mungesat e shumta në mbledhje për shkak të impenjimeve që vetë kryeminstri dhe kreu i PS-së kishin se bashku me një grup deputetësh të tjerë ka bërë që çështja e energjisë elektrike të mbaj edhe vëmendjen kryesore.

Deputetët socialistë kanë diskutuar mbi një tjetër kredi që qeveria pregatitet të marrë për të shlyer borxhet që ka ndaj kompanisë çeke “CEZ”, duke kërkuar që shumat ekonomike për këto borxhe të realizohen duke minimizuar humbjet e energjisë në rrjet. Sipas deputetëve, qeveria duhet të intesifikojë aksionet e saj ndaj vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë vendin, duke ulur kështu humbjet nga vjedhja e energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Socialistët për shkak se ishin të paktë në numër nuk mundën të dalin me një vendim final, për vendimarrjen që do të ketë të enjten në seancë plenare ndaj edhe pritet që me shumë gjasa vendimi për rrëzimin apo kalimin e dekretetit të Presidentit për emrin e Gent Sejkos si guvernator i BSH të zhvillohet në seancën e ardhshme.

Shqiptarja.com 10.12.2014