Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, 20 sportele të reja të OSHEE

Në një prononcim për mediat, gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore të ERE lidhur me kërkesën e kompanive të sektorit energjetik për rritje të çmimit të energjisë, administratori i OSHEE, z.Çela u ndal edhe në fluksin e madh të qytetarëve për të paguar energjinë, falë edhe vendimit të ri të marrë nga ana e qeverisë, që u fal në masën 80% kamatëvonesat për të gjithë ata që shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë deri më 1 mars. Administratori i OSHEE, tha se skema e re ka filluar të zbatohet që dje, dhe se për këtë ka patur një fluks të madh njerëzish.

Megjithatë Çela siguroi se nga ana e saj OSHEE po merr të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për këtë do të punohet me dy turne edhe gjatë fundjavës. Po ashtu Çela nënvizoi hapjen e 20 sporteleve të reja sot vetëm në Tiranë.

“Aplikimi i formulës së re për falje të kamatëvonesave në masën 80% ka filluar që dje. Kanë punuar dje deri në orën 10:00 të natës, fluksi është i papërballueshëm. Janë shtuar mbi 20 sportele që sot në Tiranë. Ka afat nuk mbaron sot, zyrat do të rrinë të hapura edhe në fundjavë. OSHEE do t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve., ne synojmë të realizojmë të gjitha, ne dimë sa janë humbjet në rrjet. “ tha ai

Ditën e djeshme është shënuar një fluks i madh banorësh në kryeqytet të cilët kërkojnë të paguajnë faturat e prapambetura të energjisë, të favorizuar edhe nga vendimi i qeverisë për faljen në masën 80% të kamatëvonesave.

Shqiptarja.com 05.12.2014