Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia dhe OSHEE vazhdojnë bashkëpunimin

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , si dhe per ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme, kanë vepruar 110 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 30 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 17 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Është arrestuar për vjedhje të energjisë Drejtori i OSHEE në Tropojë.

Janë shpallur në kërkim 5 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.866 raste.

Si dhe janë ndërprerë 1.175 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Po gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 119 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Shqiptarja.com 04.12.2014