Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, skema lehtësuese, brenda 2 ditësh

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon median dhe opinionin publik se po merr masat për të nisur sa më shpejt vënien në zbatim të skemës lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura (principal dhe kamatevonesa) nga konsumatorët familjarë.

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit po programon sistemin e pagesës në përputhje me skemën e re të aktmarrëveshjeve, sipas vendimit të marrë prej Këshillit Mbikqyrës të Kompanisë.

Brenda dy ditësh, do të mund të përfundojë konfigurimi dhe testimi i sistemit për të bërë të mundur zbatimin e skemës lehtësuese në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

energjia.al 04.12.2014