Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deklaratë e z.Seferaj pas dorëheqjes

Deklarata e z.Arben Seferaj, ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, menjëherë pas dorëheqjes nga ky post:

Morëm nën administrim një kompani që ishte në prag kolapsi dhe krejtësisht e rrënuar nga të gjithë treguesit financiarë. Borxhet arrinin miliarda lekë ndërsa nevoja për investime ishte urgjente. Niveli I faturimit dhe arketimeve ishte tejet problematik. Po keshtu edhe te dhenat per humbjet teknike dhe ato jo teknike kishin nevoje per nderhyrje drastike. E nisëm punën me tjetërsimin e mënyrës së menaxhimit të kompanisë, duke e parë veten si pjesë të një mekanizmi që duhet të dilte me domosdo nga kriza, për të shmagur një ngërç total të sistemit. Po punojme fort ne tjetërsimin e kësaj kompanie përmes një plani veprimi te detajuar, dhe me synime e objektiva të qarta. Premtuam përpara Entit Rregullator të Energjisë, ERE, një riorganizim tërësor përmes hartimit dhe implementimit të strukturave të përshtatshme efikase e të qarta për të rritur nivelin e menaxhimit, ndarjen e përgjegjësive ndërmjet njësive organizative, një raport të drejtë mes strukturave qendrore dhe atyre të rrjetit kombëtar, si dhe ndarjen dhe ndërveprimin funksional ndërmjet njësive organizative të biznesit dhe atyre të suportit. Kemi krijuar një ekip menaxherial profesional nëpërmjet afrimit të një grupi profesionistësh me cilësi të spikatura menaxhimi dhe eksperience, si dhe kemi identifikuar mbështetur dhe motivuar stafin me qëllim rritjen e performancës. Aktualisht, treguesit ekonomiko-financiare te kompanise janë përmirësuar si asnjëherë më parë dhe këtë e provojmë me rezultate dhe shifra.

Aktiviteti i Kompanisë se Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike për periudhën Janar – Tetor 2014 ka rezultuar me një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me atë të vitit 2013. Kemi KURSYER rreth 10.1 miliard Lekë, duke patur një humbje prej vetëm 5.1 miliard Lekë në krahasim me 15.2 miliard Lekë të vitit 2013.

Të ardhurat e realizuara janë rreth 5.3 miliard Lekë më të larta, ku pjesën kryesore e zënë ato nga shitja e energjisë si pasojë e uljes së ndjeshme të humbjes ne rrjet nga 47 % në 38,3%, duke shitur rreth 3.1 miliard Lekë më shumë. Tejkalimi në të ardhurat e tjera vjen kryesisht nga arkëtimi i kamatvonesave.

Me uljen e Shpenzimeve kemi kursyer rreth 4.8 miliard Lekë në krahasim me vitin 2013.

Shpenzimet për energji dhe transmetim janë 451 milion Leke më të ulta duke marrë parasysh edhe efektin e cmimit prej 1,941 milion Lekë si rezultat i blerjes nga KESH me çmim eksporti në Prill – Qershor 2013.

Tejkalimi në shpenzimet operative lidhet me gjobat nga organet tatimore për mospagim të tatim fitimit të vitit 2013.

HUMBJET NE RRJET

Po ndalem specifikisht te reduktimi i nivelit te humbjeve ne rrjet.

Nga 47% që ishte niveli i humbjeve në Janar 2013 arritëm që ta reduktonim me gati 9%. Aktualisht, niveli mesatar vjetor i humbjeve shenon 38.3 %. Ndërkohë nisja e këtij operacioni në terren që prej dhjetorit 2013 ka dhënë impakt pozitiv duke çuar drejt një rënie progresive të nivelit të humbjeve nga muaji në muaj. Humbjet e regjistruara në Tetor 2014 ishin 34.52%, ndërsa presim përmirësim të mëtejshëm të këtij treguesi për muajin nëntor, nisur edhe nga mbeshtetja e qeverisë ne operacionin e ndërmarrë në terren.

Po keshtu ne trendin e ndryshimit te humbjeve kemi nje ulje te energjise se konsumuar ne vitin 2014 prej 26% kundrejt energjise se konsumuar ne vitin 2013.

ARKETIMET

Në periudhën Janar – Tetor 2014 është faturuar 3,041 milion Lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2013, nga kjo në muajin Tetor 2014 u faturuan 790 milion Lekë më shumë se në Tetor 2013.

Arkëtimet kanë patur një përmirësim tejet të ndjeshëm në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013. Kështu në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 arkëtimet janë rritur me 6,480 milion Lekë. Arkëtimet e periudhës Janar – Tetor 2014 janë realizuar 86.7% në krahasim me 75.8% gjatë periudhës Janar – Tetor 2013.

Tejkalimet kanë qenë të ndjeshme për çdo muaj të vitit. Ne Shtator dhe Tetor 2014 ka patur një realizim 102.6% dhe 101% ndërsa në vitin 2013 respektivisht 78.4% dhe 84.2%.

Arkëtimet për muajin Nëntor 2014 janë rritur me 49% ose me 1.499 mio lekë me shumë krahasuar me nentorin e 2013. Rritja eshte reflektuar si ne arketimin te fatures korrente ashtu dhe per faturat debitore. Eshte mundesuar arketimi me mbi 4 mld leke ose 100% te fatures per keto 2 muaj ( Tetor dhe Nentor).

Rritja ështe reflektuar mbi 62% tek arkat si efekt I akt-marreveshjeve qe nenshkruajne debitoret prane arkave tona, por kemi rritje dhe tek arketimet e Postes, e cila arketon kryesisht faturen korrente. Edhe institucionet Buxhetore kane rritje krahasuar me nje vit me pare.

KONTRATAT E REJA

Mbi 7.555 qytetare lidhen kontrata me OSHEE-ne brenda nje muaji nga nisja e operacionit per t’i dhene fund vjedhjes se energjise. Mbi 8.200 akt-marreveshje u firmosen me abonentet debitore vetem per nje muaj duke e cuar ne rreth 21 mije numrin e qytetareve qe ligjeruan raportin me OSHEE duke u bere abonente te rregullt.

AKT- MARREVESHJET

Ndërmarrja e ketij operacioni, ka rezultuar edhe në një rritje të konsiderueshme të numrit të abonentëve, të cilët kanë nënshkruar akt- marrëveshje për likujdimin me këste të detyrimeve të akumuluara.

PRERJET

Që prej intensifikimit të operacionit në terren pas datës 27 tetor 2014 numri I prerjeve të lidhjeve të paligjshme arriti në 51 592 ku numrin më të madh e zë Tirana me 13 410 prerje lidhjesh të paligjshme dhe debitore. 569 persona janë arrestuar për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve me energjinë elektrike ku sërish vetëm në Tiranë numërohen 210 raste.

Jashtё kёtij operacioni nuk kanё mbetur as njё pjesё e vet punonjёsve tё OSHEE-sё. Nё çdo rast, kur ёshtё provuar se njё punonjёs i operatorit ka qenё i pёrfshirё nё lidhjen e jashtёligjshme tё energjisё, ligji dhe Policia e Shtetit ka vepruar dhe mbi ta. 48 persona të arrestuar janë nga radhët e OSHEE-së, ku Fieri dhe Elbasani kanë edhe numrin më të lartë. Kemi bërë 611 denoncime në Prokurori , prej të cilave 363 në Tiranë dhe 111 në Fier.

Duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem, inisiativat dhe implementimin efikas te nje plan-veprimi konkret qe mundesoi arritjen e rezultateve impresionuese ne aspektin menaxherial e financiar, ne kushtet kur dinamika e zhvillimeve rritet dhe pamundesia per arsye personale(familiare) kushtezon prezencen dhe kontributin e nevojshem, ndjehem i obliguar te paraqes doreheqjen time nga pozicioni dhe funksioni aktual!

Deshiroj te falenderoj edhe ate pjese te stafit te OSHEE per punen plot perkushtim dhe profesionalizem qe beri te mundur arritjen e ketyre rezultateve te larta.

Me bindjen dhe besimin ne mbarevajtjen e metejshme te ecurise pozitive te kompanise dhe tuajen personalisht, sinqerisht suksese ne vjimesi!

energjia.al 02.12.2014