Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TEC-it “Kosova e re” i shtyhet afati

Ministria e Zhvillimit Ekonomik shpalli afatin për dorëzimin e ofertave, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

MZHE, në emër të KDP-së, i ka njoftuar investitorët e parakualifikuar se afati për dorëzimin e ofertave, për realizimin e këtij projekti është 19 Dhjetor 2014. Ndërsa shpallja e përzgjedhjes së investitorit të preferuar, do të bëhet në Janar 2015, thuhet në një njoftim për media të MZHE-së.

Projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike, është bazuar në Strategjinë e Energjisë së Kosovës, e cila përcakton që kapacitetet e reja, të realizohen nëpërmjet investimeve të huaja direkte.

Kapaciteti i termocentralit “Kosova e Re” do të jetë 2×300 MW neto energji elektrike. TC “Kosova e re” do të ndërtohet duke i plotësuar të gjitha standardet dhe direktivat evropiane, me instalimin e teknologjive më të mira në dispozicion si PC ose CFB, që sigurojnë se ndotja e ambientit do të jetë minimale, si dhe me efiçiencë së paku prej 37%.

Ndryshe, ndërtimi i TC “Kosova e re” siguron zëvendësimin e prodhimit të energjisë elektrike të TC “Kosova A”, mbulon konsumin vendor të energjisë elektrike, bën përmirësime mjedisore në sektorin e energjisë dhe ofron siguri të furnizimit me energji elektrike.

Revista monitor, 29.11.2014