Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dorëhiqet administratori i OSHEE, Seferaj

Vendim i Këshillit Mbikqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE):

Këshilli Mbikqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Administratorit të Përgjithshëm Z. Arben Seferaj.

Z. Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë.

Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Z. Adrian Çela në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Z. Çela deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT).

energjia.al  01.12.2014