Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlorë, fluks te zyrat e OSHEE-së

Fluks banorësh dhe përfaqësuesish të bizneseve të Vlorës është regjistruar ditëve të fundit sportelet e OSHEE-së për të shlyer sa më parë detyrimet ndaj kësaj kompanie.

Shumë prej tyre ankohen për vonesa në rradhë, si dhe për mbifaturime.

Ndërkohë kreu i OSHEE-së së për Vlorën Julian Demaj shprehet për Top Channel se qytetarët janë ndergjegjësuar se atë që konsumojnë duhet ta paguajnë. Problem mbeten debitorët që kanë një borxh të akumuluar prej vitesh.

“Ankesat qe kanë qytetarët po shqyrtohen nga kompania. Nuk do te këtë asnjë tolerim për bizneset që u shmangen debive”, thotë Demaj.

Top Channel, 26.11.2014