Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS rrit sigurinë e nxënësve

Telat e largpërçuesit të dyfishtë që kalonin mbi oborrin e shkollës “12 Maji” janë futur nëntokë duke e mënjanuar përgjithmonë rrezikun permanent që i nënshtroheshin nxënësit dhe personeli i shkollës. Ky nuk është veprimi i vetëm ndaj komunitetit që ndërmori kompania

Mbi 500 nxënësit e shkollës së mesme “12 Maji” nga Ratkoci i Rahovecit kryejnë aktivitetet e ndryshme dhe shëtisin shumë më të sigurt në oborrin e shkollës së tyre. Kjo, pasi KEDS ka futur nëntokë largpërçuesin e dyfishtë që kalonte përmes hapësirës së shkollës. “ Pas paralajmërimit, ne vepruam menjëherë. Largëpërçuesi i dyfishtë me shtylla metalike ,që furnizojnë një pjesë të madhe të fshatrave të Rahovecit, kalonte nëpër oborr të shkollës dhe përçuesit ishin në një distancë shumë të ulët nga toka. Ne e eliminuam rrezikun në kohën më të shkurtër të mundshme duke eliminuar largpërçuesin ajror dhe implementuar linjën kabllovike në segmentin që i takon oborrit të shkollës”, thotë Milot Kursoni, udhëheqës i ekipit të Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjakovës.

Gjashtë telat e largpërçuesve 10 kV tashmë janë në një shtyllë metalike para fillimit të hapësirës shkollore dhe pjesa tjetër mbi 150 metra më tej. Në ato dy shtylla janë të vendosura vetëm dy tela që nuk mbajnë energji, por janë rrufepritës që mbrojnë shkollën nga fatkeqësitë eventuale natyrore. “Ne e falënderojmë KEDS-in për këtë intervenim. Tash nxënësit dhe personeli i shkollës mund të lëvizin lirshëm”, thotë Arsim Hoti, përgjegjës financiar i shkollës.

Atë ditë tetori, nxënësit po shëtisnin gjatë pushimit, përderisa një klasë po ushtronte në oborr gjatë lëndës së edukatës fizike. Lëvizjet tashmë ishin të lirshme dhe pa brenga.

Por, më herët gjendja nuk ishte aspak e mirë. Këtë e vërtetojnë edhe pjesëtarët e shkollës. “Telat në një pikë ishin vetëm 1.60 metra mbi tokë. Rreziku ishte evident”, shton Hoti.

KEDS e kishte trashëguar këtë gjendje pas privatizimit të Distribucionit, por shihej që kishte munguar edhe koordinimi në mes të autoriteteve vendore dhe kompanisë që menaxhonte me rrjetin elektrik. Largpërçuesit në këtë pjesë ishin shtrirë në vitin 2004, ndërsa shkolla ishte ndërtuar një vit pas, pra më 2005-tën. Telat ishin vendosur në mënyrë aspak profesionale, pasi në asnjë rrethanë nuk guxojnë të jenë nën 6 metra lartësi nga toka, ndërsa për shkak edhe të konfiguracionit të terrenit, ato binin edhe nën 2 metra, madje brenda hapësirës shkollore. Por, kjo tashmë i takon së kaluarës.

Pos kësaj ndërhyrje, KEDS është përkujdesur në vazhdimësi që të lirojë hapësirat për komunitetet. Në çdo intervenim apo investim në rrjetin elektrik nëpër lokalitetet e banuara, aty ku e kanë lejuar mundësitë teknike, KEDS ka devijuar rrjetin elektrik në të mirë të krijimit të hapësirave të përbashkëta. Një rast konkret është ai i Nabërxhanit të Pejës, ku telat u devijuan sepse kishte mundësi dhe tashmë aty është ndërtuar fusha e volejbollit për të rinjtë e fshatit.

energjia.al 24.11.2014