Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, 8 në pranga, 7 në kërkim

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e operacionit të sotëm kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Pas kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në në mbarë vendin, Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së premte janë arrestuar 8 persona për vjedhje të energjisë, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE-së.

Policia e Shtetit shton se janë ndërprerë 766 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Top Channel, 21.11.2014