Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërpriten 832 lidhje të paligjshme

10 persona janë vënë në pranga ditën e sotme për vjedhje të energjisë elektrike gjatë aksionit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-në vijojnë kontrollet për vënien para drejtësisë së autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike

Policia njofton se 8 persona të tjerë janë në kërkim për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin vepruan 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, të cilat kryen kontrolle të përbashkëta në 1.598 raste.

Pas kontrollit (vetëm dje) u ndërprenë 832 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

“Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 184 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan 2 rilidhje të paligjshme për herë të dytë.

Grupet e përbashkëta Polici e Shtetit – OSHEE, do të kryejnë kontrolle në çdo kabinë dhe fibër të furnizimit me energji elektrike, tek çdo abonent biznes apo familjarë si dhe do rikontrollojnë përsëri zonat e kontrolluara më parë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Gazeta Shekulli, 20.11.2014