Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, përplasje për shtyllat elektrike

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar KEDS-in që t’i heqë orët e vendosura nëpër shtyllat elektrike, pasi që vendosja e tyre është bërë pa leje të Drejtorisë së Urbanizmit.

Komuna e Prishtinës i ka dhënë ultimatum KEDS-it që t’i heqë vetë orët e vendosura nëpër shtyllat elektrike, përndryshe do të nisë t’i largojë vetë ato, raporton KTV.

Një veprim të tillë kryeqyteti do ta ndërmarrë pasi që KEDS-i nuk ka leje për vendosjen e orëve dhe se për një gjë të tillë ka kohë që është njoftuar.

Zyrtarë të komunës kanë bërë të ditur se çdo veprim kompania duhet ta bëjë në koordinim me Drejtorinë e Urbanizimit. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë një afat se kur mund të nisë aksioni.

Nga ana tjetër, KEDS-i ka insistuar se vendosja e orëve në shtylla është e drejtë ligjore dhe se vendimi për vendosjen e tyre është bërë për të ulur humbjet dhe keqpërdorimet.

Nga ana tjetër, shoqëria civile ka paralajmëruar se për qytetarët situata do të jetë edhe me e keqe po qe se projektligji për energjinë miratohet në formatin e tanishëm.

Telegrafi, 19.11.2014