Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

9 mujori, rriten importet e karburanteve

Importet për mallrat e forta, cigare dhe birra me rënie të ndjeshme kundrejt 9-mujorit të një viti më parë, cigaret dhe birra, përkatësisht me -8.8 % dhe -8.2 % dhe me rritje për karburantet dhe kafenë përkatësisht me 9.6% dhe 4.7%. Burimet në Ministrinë e Financave bëjnë argumentojnë se, ulja e importeve të birrës është e shoqëruar me dukurinë e rritjes së prodhimit vendas, ku vlen të përmendet ulja e importeve të birrës dhe e rritjes njëkohësisht të prodhimit vendas për këtë artikull. Ndërsa e importeve të cigareve për 9-mujorin 2014 është i argumentuar në kuadër të rritjes së importeve në muajin e fundit të vitit 2013, në masën 174%, krahasuar me dhjetor 2012, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit 2014, si rezultat i lançimit të Paketës Fiskale 2014, me rritje të akcizës së cigareve. Gjithashtu, në analizën e të ardhurave nga akciza ministria e Financave argumenton, se arkëtimet janë ndikuar negativisht nga hyrja në fuqi e dispozitës ligjore e heqjes së përjashtimit nga akciza e produkteve energjitike të përdorura për nevojat e veta nga sektori hidrokarbur. Nga heqja e këtij përjashtimi, u vlerësua rreth 3.5 miliardë LEK të ardhura shtesë në totalin e të ardhurave nga akciza.

Revista Monitor,  20.11.2014