Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lezhë, stakimi i energjisë, nga reshjet

OSHEE: Stakimi i Nenstacionit te Lezhes i domosdoshem, rrezikonte eksplodimin nga permbytja

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE, ka ne gadishmeri te plote te gjithe grupet e specialisteve ne Lezhe. Si pasoje e stuhise dhe motit te keq ne keto zona ka pasur permbytje. Sqarojme se Nenstacioni i Lezhes ka qene ne funksion te plote dhe nuk ka pasur asnje defekt teknik, por eshte stakuar per shkak te permbytjes nga reshjet e dendura. Niveli i ujit ne nenstacion eshte ngritur mbi nivelin e lejuar, dhe per rrjedhoje stakimi ka qene i domosdoshem per te parandaluar nje eksplozion te mundshem. Kjo situate ne nenstacion krijohet edhe per shkak te kolektoreve te bllokuar nga ndertimet pa leje, si dhe shkaterrimi I kanaleve kulluese.

Punonjesit e OSHEE ne kete zone ndodhen ne nenstacionin e Lezhes ne pritje te uljes se nivelit te ujit per te riaktivizuar furnizimin normal me energji. Ne ndihme na kane ardhur edhe forcat zjarrfikese te cilet po punojne per te mbajtur nen nivel ujin ne nenstacion.

OSHEE garanton se do te qendroje ne gadishmeri te plote me te gjithe grupet e punes ne terren pergjate gjithe nates deri ne normalizimin e situates.

energjia.al 19.11.2014