Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, pranga 4 personave për rilidhje

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar kontrollet e përbashkëta në të gjithë vendin kundër vjedhësve të energjisë, ku janë arrestuar 14 persona, mes të cilëve 4 biznesmenë për rilidhje të paligjshme të energjisë për herë të dytë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.

Sipas policisë, gjatë ditës së sotme kanë vepruar në të gjithë vendin 121 grupe të përbashkëta ndërmjet policisë dhe operatorit të shpërndarjes janë ushtruar kontrolle në 2.018 raste, ku janë ndërprerë 1.134 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren, janë arrestuar 14 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.

Në mesin e personave të arrestuar janë edhe 3 punonjës të OSHEE me detyrë Elektirçist në qarkun Elbasan, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 220 kabina elektike dhe abonentët që furnizohen me energji elektrike nga këto kabina, si dhe janë ushtruar kontrolle edhe në kabinat e kontrolluara më parë, ku u konstatuan katër rilidhje të paligjshme për herë të dytë.

Për këto rilidhje të paligjshme janë arrestuar 4 pronarë biznesesh për rilidhje të paligjshme të energjisë për herë të dytë.

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjthishëm i Policisë Artan Didi, theksoi se efektivët blu po kontrollojnë edhe ato zona të kontrolluara më parë, ku janë konstatuar sërish lidhje të paligjshme të energjisë.

Shqptarja.com 19.11.2014