Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biokarburantet me akcizë zero deri në 2018

Sipas një ndryshimi në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, neni 10, “Regjimi tatimor”, publikuar në fletoren zyrtare, biokarburantet do të kenë lehtësi fiskale.

Sipas ndryshimeve ligjore, lehtësi do të kenë “Biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit, që prodhohen në Republikën e Shqipërisë nga njësitë për prodhimin e biokarburanteve, si dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e tyre u nënshtrohen një trajtimi të veçantë fiskal, që i bën ato të konkurrueshme në treg”.

Në periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në vitin 2018, niveli i akcizës për këto produkte do të jetë zero.

Revista Monitor, 18.11.2014