Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE shqyrton sot kërkesën e OSHEE

Enti Rregullator i Energjisë shqyrton sot kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pas shqyrtimit të raportit të OSHEE, ERE vendos për pranuar ose jo kërkesën e tij për rritje çmimi.

Në kërkesën e dorëzuar katër ditë më parë, OSHEE kërkon rritje të tarifës së shpërndarjes së energjisë me rreth 70%. Pra, nga 7 lekë për kilovat/orë që është aktualisht tarifa mesatare e shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë.

Kërkesë për rritjen e çmimit të energjisë kanë dorëzuar edhe KESH e OST.

OST, kërkon rritje të çmimit të transmetimit të energjisë elektrike me arsyetimin se nuk mbulon dot kostot dhe KESH sh.a. ka kërkuar rritje të tarifës së shitjes me shumicë të energjisë elektrike nga 2.2 lekë/kwh në 3.3 lekë/kwh dhe kjo kompani me arsyetimin e mbulimit të shpenzimeve dhe kryerjen e investimeve.

Ora News, 18.11.2014